Nuk do ta shohim si trajner, kjo është puna e re e Jose Mourinhos

Futboll

Nuk do ta shohim si trajner, kjo është puna e re e Jose Mourinhos

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:02
Jose Mourinho

Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit, Interit dhe Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka gjetur një punë të re pas largimit nga posti i trajnerit të Tottenhamit.

Portugezi do të jetë në rolin e ekspertit në radio stacionin “talkSPORT”.

Angazhimi i 58-vjeçarit portugez u zbulua nga Alan Brazil në emisionin e mëngjesit të premten.

Duke folur për punën e tij të re, Mourinho tha:

“Përshëndetje për të gjithë në talkSport, unë jam Jose Mourinho dhe do të jem së bashku me ju për Kampionatin Evropian në verë. I uroj fat Anglisë, Skocisë dhe natyrisht Portugalisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat