Messi shpenzon rreth 7.3 milion dollarë për të blerë një apartament luksoz në Miami

Futboll

Messi shpenzon rreth 7.3 milion dollarë për të blerë një apartament luksoz në Miami

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:04
Messi shpenzon rreth 7.3 milion dollarë për të blerë një apartament luksoz në Miami

Gazetat prestigjoze në Spanjë dhe Amerik kanë raportuar se lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, ka blerë gjithë katin e nëntë të një ndërtese luksoze në Sunny Isles Beach.

“Real Deal” raporton se ai pagoi rreth 7.3 milionë dollarë për këtë hapësirë.

Messi patjetër që ka para për blerjen pasi ai u rendit sportisti i tretë më i paguar në botë në vitin 2020 me një pagë prej 104 milionë dollarësh në vit.

Apartamenti është 5,515 metra katrorë me katër dhoma gjumi, katër banjo dhe një hapësirë tarracë shtesë prej 2,100 metra katrorë. Ndërtesa ka gjashtë pishina, një palestër dhe shumë gjëra tjera luksoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat