Drejt rikthimit në Liverpool

Futboll

Drejt rikthimit në Liverpool

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:14
Drejt rikthimit në Liverpool

Pas tre sezonesh pa shkëlqim mes Barcelonës e Bayernit të Mynihut, Philippe Coutinho është gati të rikthehet në Liverpool, aty ku ka kaluar edhe periudhën më të mirë të karrierës së tij, por këtë herë për të veshur fanellën e skuadrës tjetër të qytetit, Evertonit.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e “Toffees”janë gati të paguajnë 35 milionë stërlina për kartonin e brazilianit, ose diçka më tepër se 40 milionë euro, ndërsa vetë Coutinho ka nisur kërkimet për shtëpi në Liverpool.

Fantazisti 29-vjeçar është kërkuar me ngulm nga Carlo Ancelotti, që synon të ndërtojë një sulm të frikshëm me të, James Rodriguez, Richarlisson e Calvert-Lewin, dhe të mund të garojë denjësisht si në kampionatin anglez, ashtu edhe në Europë.

Edhe vetë Coutinho duket se mirëpret këtë transferim, sepse pas një periudhe të errët, të shoqëruar edhe me dëmtime të shpeshta, ka nevojë t’i bëjë një “refresh” karrierës së tij, para se të fillojë të mendojë për tërheqjen.

Pengesa e vetme për momentin duket se janë drejtuesit e Barcelonës, që shpenzuan rreth 135 milionë euro tre vite më parë për të marrë brazilianin nga Liverpool dhe do të donin të arkëtonin të paktën 60 milionë euro nga shitja e kartonit të tij këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat