Sadiku dështon nga penalltia

Futboll

Sadiku dështon nga penalltia

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:18
Sadiku dështon nga penalltia

Armando Sadiku kishte shansin e artë të kthente një penallti në gol pas tre minutash lojë, por goditja e tij ishte e dobët.

Portieri i Wilstermann reagoi në kohë dhe e ndali Sadikun, duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli. 

Armando Sadiku ka humbur mundësinë për të shënuar golin e parë me fanellën e Bolivar në Copa Sudamericana dhe të bëhej shqiptari i pari që e bën diçka të tillë.

Sulmuesi shqiptar u transferua në kampionatin e Bolivisë në janar të këtij viti nga skuadra turke, Erzurum BB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat