Pogba: Bëmë dy gabime

Futboll

Pogba: Bëmë dy gabime

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:19
Pogba: Bëmë dy gabime

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka folur pas ndeshjes ndaj Romës.

Manchester United ka mposhtur Romën me rezultat të thellë 6-2 në kuadër të gjysmëfinales së Europa League.

“The Red Devils” u gjendën në disavantazh në pjesën e parë, por arritën që në të dytën të rikthehen fuqishëm duke shënuar gjashtë gola.

Pas ndeshjes, Paul Pogba theksoi se asgjë nuk ka përfunduar dhe se ata duhet të mbajnë fokusin edhe në ndeshjen e dytë.

“Rezultati është pozitiv për ne, por asgjë nuk ka përfunduar sepse kemi edhe një ndeshje për të luajtur në Itali”, tha ai.

“Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të zhvillojmë edhe ndeshjen e ardhshme me të njëjtin mentalitet si dje”, shtoi ai.

“Bëmë dy gabime dhe pranuam dy gola dhe kjo gjë paksa na destabilizoi, por në pushim thamë të bëjmë gjërat e thjeshta dhe ashtu bëmë, dolëm në fushë që të shënojmë sa më shumë gola që mundemi”, tha Pogba.

Pogba foli edhe për penaltinë, ku ai tentoi të ndërhyjë me “start” por dora e tij preku topin.

“Unë nuk jam tip që bëj starte, nuk ndërhyj si futbollsitët në Angli, por ndoshta duhet të praktikohem sepse bëra një gabim”, përfundoi Paul Pogba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat