Derbi Partizani-Tirana me tifozë në “Air Albania”?

Futboll

Derbi Partizani-Tirana me tifozë në “Air Albania”?

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:25
Derbi Partizani-Tirana me tifozë në “Air Albania”?

Takimi mes Partizanit dhe Apolonisë, i vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, nuk do të luhet në kryeqytet, siç ndodhi me tre ndeshjet e fundit të Partizanit në shtëpi. Por, fusha e “Air Albania” ka pasur disa probleme së fundmi dhe Partizani do të zhvendoset në Elbasan të dielën në orën 16:00.

Kundër fierakëve, një sfidë ku “demat” e drejtuar nga Ilir Daja janë favoritë, synohet vetëm marrja e tri pikëve dhe rekordi i Partizanit në “Elbasan Arena”, është shumë pozitiv. Aktualisht, të kuqtë mbajnë vendin e dytë në Superiore, me një pikë më pak se Teuta kryesuese dhe me pikë të barabarta me Vllazninë.

DERBI – Pas dy ndeshjeve në letër të lehta kundër Apolonisë dhe Skënderbeut, Partizani do të përballet kundër Tiranës, në derbin e fundit të kryeqytetit. Gazeta ka mësuar se po punohet shumë që kjo sfidë të luhet në “Air Albania”, si dhe me tifozë.

Komiteti Teknik po lehtëson dita-ditës masat anti-COVID dhe me shumë gjasa, do të ketë dhe një vendim pozitiv sa i takon rikthimit të tifozëve në stadium. Normalisht, jo me kapacitet të plotë, por ky do të ishte një hap gjigant për rikthimin në normalitet të futbollit.

Gjithashtu, edhe klubi i Partizanit do të kishte të ardhura financiare nga futja e tifozëve në stadium, të ardhura që kanë munguar gjatë gjithë sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat