E sfidon në fushë, ish-shoku i skuadrës

Futboll

E sfidon në fushë, ish-shoku i skuadrës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:27
E sfidon në fushë, ish-shoku i skuadrës

Espanjoli përballet ditën e nesërme me Malagan në La Liga 2, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren.

Një ndeshje e veçantë kjo edhe për mesfushorin e Kombëtares, Keidi Bare, i cili përballet me ish-skuadrën e tij.

Përballë shqiptari do të ketë disa prej ish-shokëve, teksa një prej tyre është edhe Kristian Rodrigez. Ky i fundit ka një lidhje të ngushtë me Baren, teksa këtë e ka konfirmuar edhe në intervistën para ndeshjes, teksa nuk i ka kursyer superlativat për fierakun.

“Kam folur me Keidin këto ditë.

Po bën shumë mirë te Espanjoli dhe jam shumë i lumtur për këtë. I kam thënë se nëse luajmë të dy, do e hedh në erë. Ne kemi biseduar edhe për shkëmbimin e bluzave, do ishte një kujtim i bukur.”, tha Rodrigez me shaka, teksa më tej u shpreh: “Ai ishte i njëjtë edhe te Atletiko Madrid. Ai ishte si një dem, ishte shumë i fortë, ne duhet të përplasemi nesër, do mundohem ta tremb pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat