Juventusi i edicionit të ardhshëm do të jetë shumë më i ndryshëm

Futboll

Juventusi i edicionit të ardhshëm do të jetë shumë më i ndryshëm

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:36
Juventusi i edicionit të ardhshëm do të jetë shumë më i ndryshëm

Juventusi i edicionit të ardhshëm do të jetë shumë më i ndryshëm se ai aktual, Eksperimenti me Pirlon dështoi keqazi dhe për këtë do të ketë ndryshime radikale në klubin bardhezi i cili u duk sikur kishte harruar se si fitohet në Serinë A, edhe pse vinte nga 9 tituj radhazi.

Krerët e familjes Anjeli po bëhen gati të mbështetin ndryshime shumë të rëndësishme, në aspektin sportiv, por edhe atë drejtues në këtë klub. Xhon Elkan, i cili është tashmë njeriu me më shumë pushtet në familjen Anjeli, ka vendosur në parim që të kthejë Masimiliano Alegrin në pankinën e Juventusit.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, ai do të ketë një pushtet më të madh se ai i trajnerit, duke u kthyer edhe në një menaxher të mirëfilltë për të patur fuqi edhe në kryerjen e merkatos së lojtarëve.

Sa i përket drejtimit, koha e Andrea Anjelit duket se ka përfunduar. Goditja e Superligës ishte shumë e  rëndë për familjen që në fund të këtij edicioni do ta zëvendësojë me një nga shefat ekzekutivë të kompanisë Exor, Alesandro Nasi, administrator i disa prej aseteve të familjes.

Ndërkohë, po mendohet edhe një kthimi i mundshëm i Bepe Marota në klub, me Fabio Paratiçin e sakrifikuar pasi cilësohet përgjegjës për këtë edicion të dështuar. Marota do të jetë përsëri administrator i deleguar i klubit, ndërsa përkrah mund të ketë Xhiuntolin, drejtorin sportiv i cili ka bërë shumë mirë në këto vite te Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat