De Laurentis është penduar

Futboll

De Laurentis është penduar

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:37
De Laurentis është penduar

Këtij sezoni po i vjen fundit, por te Napoli kanë filluar të shqetësohem më shumë për atë pasardhës, pasi skuadra, me apo pa Champions, nuk ka një ide të qartë të projektit sportiv.

Gjithçka rrotullohet rreth trajnerit të ri, pasi deri në momentin aktual, duket se Gatuzo do t’i japë lamtumirën klubit në mbyllje të edicionit.

Megjithatë, sipas mediave pranë klubit, presidenti Aurelio De Laurentis, në javët në vijim do të tentojë në çdo mënyrë që të bindë teknikun që të vazhdojë.

De Laurentis e ka kuptuar gabimin që ka bërë dhe se Gatuzo është emri i duhur për të drejtuar këtë skuadër e cila kur është me të gjithë elementët në dispozicion, mund të luftojë si e barabrtë me të tjerët.

Ndaj presidenti do të tentojë edhe një herë që të nisë bisedimet për rinovimin, duke bërë sakrifica më të rëndësishme ekonomike. Ai e di që për Gatuzon ka kërkesa të mëdha nga klube të tjera ndaj gjithçka do të bëhet brenda këtij muaji, sepse e di që me mbylljen e kampionatit, shanset e largimit të tij do të jenë shumë më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat