Bie dominimi spanjoll

Futboll

Bie dominimi spanjoll

Më: 30 prill 2021 Në ora: 13:08
Bie dominimi spanjoll

Bie në sy ngjitja e Manchester City në vendin e tretë, duke zbritu një vend më poshtë Barcelonën.

Në vendin e parë qëndrojnë kampionët e Bajernit të Mynihut, me 134 mijë pikë, ndërkohë pas tyre vjen Reali me 127 mijë pikë, ndërsa Siti në vendin e tretë me 122 mijë pikë, po aq sa Barcelona. Juventusi renditet i pesti me 120 mijë pikë.

Nga Shqipëria në vendin e parë është Kukësi që pozicionohet në vendin e 194- t. Verilindorët kanë 6000 pikë dhe janë përpara Partizanit.

Në vendin e dytë Partizani me 4250 dhe më pas Laçi, Skënderbeu. Vetëm në vendin e 338 Tirana që ka 2750 pikë njëlloj si Teuta.

Në renditjen mbarëshqiptare, në vendin e parë qëndron Shkëndija e Tetovës, që renditet në vendin e 133 me 9000 pikë të grumbulluara. Kuqezinjtë që luajnë në elitën e Maqedonisë së Veriut, për vite me radhë, kanë luajtur në kualifikueset e për Kupat e Europës, ku i kanë shkuar shumë afër kualifikimit, por janë ndalur në fund, nga skuadra të mëdha si Milani apo Totenhemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat