Messi fajësohet për humbjen

Futboll

Messi fajësohet për humbjen

Më: 30 prill 2021 Në ora: 13:10
Messi fajësohet për humbjen

Lionel Messi është duke u akuzuar nga fansat për ‘humbjen’ e titullit të La Ligas pasi argjentinasi humbi një rast ideal kundër Granadas të enjten mbrëma.

Superylli argjentinas shënoi golin e parë në pjesën e parë në Camp Nou pas një asistimi të shkëlqyeshëm nga Antoine Griezmann.

Por, epërsia e Barcelonës u përmbys në pjesën e dytë pasi Darëin Machis dhe Jorge Molina shënuan për të marrë një fitore të bujshme 2-1 për Granada në “Camp Nou”.

Humbja e klubit spanjoll ka lënë të hapur garën për titullin në La Liga, ndërsa Barcelona mbetet dy pikë mbrapa liderëve të kampionatit, Atletico Madridit.

Para se Barcelona të shpërdoronte epërsinë e saj kundër Granadas, Messi pati një mundësi fantastike për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij para mbylljes së pjesës së parë.

Messi arriti të mposhtë kurthin për pozitë jashtë loje me kontroll të shkëlqyeshëm të topit dhe doli i vetëm me portierin kundërshtar.

Por, gjuajtja e Messit ishte e pasaktë dhe doli jashtë portës.

Mundësia e humbur nga kapiteni u tregua e kushtueshme në fund, por disa tifozë kanë fajësuar Messin duke thënë se ky rast i humbur i kushton Barcelonës me humbjen e titullit kampion në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat