Shaqirin e kërkon skuadra ku luajnë edhe Muriqi e Strakosha

Futboll

Shaqirin e kërkon skuadra ku luajnë edhe Muriqi e Strakosha

Më: 30 prill 2021 Në ora: 13:22
Shaqirin e kërkon skuadra ku luajnë edhe Muriqi e Strakosha

Shaqirin e kërkon skuadra ku luajnë edhe Vedat Muriqi e Thomas Strakosha!

Ylli i futbollit nga Kosova, Xherdan Shaqiri, mund të rikthehet edhe një herë në Serie A.

Për ish-futbollistin e Interit raportohet se interesim ka shprehur Lazio.

Reprezentuesi zviceran nuk po gjen hapësira te Liverpooli dhe sipas të gjitha gjasave do largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi italian raportohet se Shaqirin e ka si opsion të dytë, pasi fillimisht do tentohet transferimi i talentit të Rangersit, Ianis Hagit.

Sidoqoftë, rol të madh në transferimin e futbollistit nga Zhegra e Gjilanit te Lazio mund të luajë drejtori sportiv i klubit, Igli Tare.

Xherdan Shaqiri ka kontratë të vlefshme me Liverpoolin deri më 30 qershor të vitit 2023, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 14 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat