Talenti spanjoll ka rinovuar kontratën me Barcelonën

Futboll

Talenti spanjoll ka rinovuar kontratën me Barcelonën

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:17
Talenti spanjoll ka rinovuar kontratën me Barcelonën

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mbrojtësin e talentuar spanjoll, Oscar Mingueza, ndërsa i ka vendosur edhe klauzolë largimi.

Mingueza erdhi si një emër i panjohur në formacionin e Barcelonës, duke pasur besim të ‘verbër’ nga trajneri Ronald Koeman.

21-vjeçari ka zhvilluar 24 paraqitje duke shënuar dy gola dhe bërë dy asistime, ndërsa paraqitjet e tija tashmë edhe janë shpaguar nga drejtuesit e klubit.

“FC Barcelona ka vendosur sot të ushtrojë opsionin e saj për të zgjatur kontratën e qendërmbrojtësit Oscar Mingueza, i cili tashmë ka kontratë me klubin deri më 30 qershor 2023”.

“Klauzola e blerjes së katalunasit është caktuar në 100 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat