Zidane shuan shpresat

Futboll

Zidane shuan shpresat

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:31
Zidane shuan shpresat

Ferland Mendy, mbrojtësi i majtë i Real Madridit, vështirë se do t’ia dalë të rikuperohet për ndeshjen me Chelsean të mërkurën.

Ai mungoi edhe në barazimin 1-1 në gjysmëfinalen e parë dhe ende nuk është stërvitur me ekipin e parë pas dëmtimit që pësoi javë më parë.

Në mungesë të tij, Zinedine Zidane do të detyrohet të luajë sërish me Marcelon, që është shumë larg nivelit të viteve të kaluara, me të cilin Real Madridi fitoi katër trofe të UEFA Champions League.

A do të jetë gati Mendy për ndeshjen me Chelsean?

“Nuk e di për momentin, nesër s’do të jetë me ne. Ende nuk është stërvitur me grupin, do të shohim ditë pas dite para ndeshjes me Chelsean”, tha Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat