De Ligt: Objektivi ynë është vendi i dytë

Futboll

De Ligt: Objektivi ynë është vendi i dytë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:44
Matthijs de Ligt

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka folur për objektivat e Juventusit këtë sezon.

“Bianconerët” janë jashtë luftës për titull, ku Interi është vetëm një ndeshje larg për të siguruar Scudetton.

Megjithëse Juve qëndron në vendin e pestë, de Ligt ka deklaruar se objektivi i skuadrës është vendi i dytë.

“Jemi të pakënaqur edhe pas rezultatit në Firenze, duhet të bëjmë më shumë për të marrë tre pikë”, tha ai.

“Duhet të kemi më shumë intensitet, të jemi më bindës me top”, shtoi ai.

“Duhet edhe të mbrohemi më mirë, mendonim të fitonim Scudetton, por tani objektivi është të arrijmë vendin e dytë”, tha de Ligt.

“Jemi të mirë, objektivi ynë është vendi i dytë tani, dhe me skuadrën që kemi, do t’ja dalim”, përfundoi De Ligt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat