Probleme për Mbappen

Futboll

Probleme për Mbappen

Më: 30 prill 2021 Në ora: 17:10
Probleme për Mbappen

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe do të mungojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Lens në kuadër të Ligue 1.

Kjo është konfirmuar nga vet klubi parisien përmes një komunikate për shtyp.

Francezi ka pësuar një lëndim në këmbën e djathtë në ndeshjen ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, duel të cilin ekipi nga “Parc des Princes” e humbi me rezultat 1:2.

Mbetet të shihet se a do të jetë në gjendje të rikuperohet në kohë për ndeshjen e kthimit ndaj Manchester Cityt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat