Ballkani dënohet me mijëra euro nga Federata e Futbollit të Kosovës

Futboll

Ballkani dënohet me mijëra euro nga Federata e Futbollit të Kosovës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 17:26
Ballkani dënohet me mijëra euro nga Federata e Futbollit të Kosovës

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 30-të e 31-të të Superligës si dhe të xhiros së 24-të të Ligës së parë, Grupi A dhe Grupi B, duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

Vendimet:

FC ”Ballkani” nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për deklarata ofenduese drejtuar organeve të FFK-së, lidhur me ecurinë e rrjedhës së ndeshjeve, me çka shkel kodin e sjelljes sportive dhe cenon shprehimisht aktet normative të FFK-së, duke tejkaluar suazat normale të veprimtarisë së lejuar sportive dhe shoqërore. Bazuar në nenin 38 paragrafi 1 (për kundërvajtje të paraparë) dhe nenit 8 pika 4 / C dhe neni 10 paragrafi 1 pika D e Rregullores disiplinore:

DËNOHET me shumën prej 2000 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi).

Lojtari i KF ”Vllaznia” –Zhur, Mentor Thaqi me nr fanelle 5 dhe nr ID 003523M99. Tentim kacafytje me trajnerin mysafir Gëzim Daka në ndeshjen Vllaznia ( Zhur ) – Gjakova, Liga e Dytë java 25, zhvilluar me 25.04.2021 në stadiumin ” Përparim Thaqi” në Prizren. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje në tri (3) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i FC Llapi, me nr.27 Ahmed Jonuzi dhe nr. ID 000635M88. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore : DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i FC Llapi me nr.5 Elvis Prenqi dhe nr. ID 014446M93 . Ndërhyrje e pa lejuar si lojtar i fundit, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i FC Ballkani me nr.8, Kushtrim Gashi, nr. ID 001270M92. Konfrontim me lojtarin kundërshtar në minutën e 35-të, për çka gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq direkt, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lojtari i KF ”Fushë Kosova”, Enis Llugalliu me nr fanelle 1 dhe nr ID 009726M93 .Ndëshkim me karton të kuq direkt për shkak të lojës me dorë jashtë zonës së 16-shit, në ndeshjen e javës së 25-të, të Ligës së Dytë Behari –Fushë Kosovë, zhvilluar me 28.04.2021 në Vitomiricë të Pejës. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Përfaqësuesi për siguri i KF Liria, Fatmir Gërmizaj. Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65, hynë në fushën e lojës . Po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes kërcënon dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes si dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes së Ligës e Parë Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me shumë prej 250 euro. Afati i pagesës të dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi).

Drejtori sportiv i KF Liria, Durak Thaqi, me nr ID 000177M61. Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65, hynë në fushën e lojës dhe kërcënon gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta, derisa pas përfundimit të ndeshjes ofendon të njëjtit. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore:
DËNOHET me shumë prej 200 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi).

KF ”Liria”; Lëshim në organizimin e ndeshjes, pas akordimit të penalltisë në minutën e 65, persona të pa autorizuar hynë në fushën e lojës dhe kërcënojnë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes së Ligës e Parë Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore: VËREJTJE E FUNDIT.

Kryetarit të KF ”Liria”, Qemajl Krasniqi; Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, ofendon dhe kërcënon treshen e gjyqtarëve. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes së Ligës e Parë Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore : VËREJTJE E FUNDIT.

HAPET PROCEDURË DISIPLINORE:
– ndaj kryetrajnerit të FC “Llapi“, Tahir Batatina, nr. ID 001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes, fajëson gjyqtarët për epilogun e takimit, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 I Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë. Afati deri me 04.05.2021 ora 13:00.

– ndaj ndihmëstrajnerit të FC “Llapi “, Bekim Mulliqi, me nr. ID 011415M71.Në minutën e 32-të, në rrëmujën e krijuar nga lojtarët dhe bankinat e të dy ekipeve, godet me grusht lojtarin rezervë të FC Ballkani, Arbër Shala, në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 I Rregullores disiplinore : PEZULLOHET pa të drejtë ushtrimit të detyrës së tij deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë shtesë. Afati deri më 04.05.2021 ora 13:00.

– ndaj FC “Ballkani“: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Nga minuta e 88 e deri në përfundim, së paku në katër (4) raste, mbledhësit e topave hedhin topin e dytë në fushë me qëllim të zvarritjeve së lojës. Po ashtu gjatë ndeshjes bartësit e barelave kanë fyer dhe ofenduar ekipin mysafir në ndeshjen Ballkani – Llapi. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Ballkani“. Afati deri me 04.05.2021 ora 13:00.

– ndaj FC “Feronikeli”: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Arbëria, gjatë prononcimit për media të kryetrajnerit të FC Feronikeli, Klodian Duro, i ndërhyn një person i paautorizuar në transmetim të drejtpërdrejt dhe e ofendon. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari i FC “Feronikeli“. Afati deri me 04.05.2021 ora 13:00., njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat