Arsenal ka vendosur...

Futboll

Arsenal ka vendosur...

Më: 30 prill 2021 Në ora: 17:53
Arteta

Dy sezone më parë, Arsenali mori në huazim nga Real Madrid Dani Ceballos, i cili në atë kohë refuzoi një kalim te Milani për t’u bashkuar me londinezët.

Sezoni i parë ishte i mirë për spanjollin dhe trajneri Arteta kërkoi me ngulm që ai të qëndronte edhe një vit tjetër.

Ashtu ndodhi dhe Ceballos u huazua përsëri tek Arsenal, por këtë herë gjithçka dështoi.

Mesfushori ka qenë në formë shumë të dobët, madje një natë më parë u ndëshkua dhe me karton të kuq në gjysmëfinalen e Europa League ndaj Villareal.

Sipas mediave angleze, klubi i Arsenal ka vendosur që të mos e ushtrojë të drejtën e blerjejes dhe ta rikthejë Ceballos në Madrid. Kështu, Arteta doli huq me kërkesën e tij në fillim të sezonit, pasi një nga të preferuarit e tij, me sa duket e la në baltë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat