Presidenti i Bayernit, Hainer: Nagelsmann nuk na ka kushtuar 25 milionë euro

Futboll

Presidenti i Bayernit, Hainer: Nagelsmann nuk na ka kushtuar 25 milionë euro

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:31
Herbert Hainer

Presidenti i Bayern Munchen, Herbert Hainer ka përgënjeshtruar zërat për pagesën e klauzolës së Julian Nagelsmann.

Nagelsmann do të jetë trajner i Bayernit që nga sezoni i ardhshëm por mediat gjermane deklaruan se Bayerni kishte paguar një shumë prej 25 milionë eurosh, RB Leipzigut për shërbimet e tij.

Mirëpo, presidenti i klubit, Herbert Heiner, ka përgënjeshtruar një gjë të tillë.

“Ne duhej të arrinim një marrëveshje me Leipzig, sepse Nagelsmann ishte i lidhur ngushtë me skuadrën”, tha ai.

“Por, nuk duhet besuar gjëra të tilla për klauzolën e tij, Bayerni është njëra nga skuadrat më të mira në Evropë dhe nuk është e vërtetë se kemi paguar një shumë të tillë”, tha Hainer.

“Megjithatë, ne ia dolëm të marrim shërbimet e tij”, përfundoi Herbert Hainer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat