Tri finalet e Flamurtarit

Futboll

Tri finalet e Flamurtarit

Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:56
Tri finalet e Flamurtarit

Flamurtari nga Vlora me heqjen e pikëve nga Komisioni i Disiplinës po rrezikon shumë këtë periudhë, aq sa vlonjtatët janë shumë afër rënies në Kategorinë e Dytë, pasi është favorizuar dukshëm rivali i tyre Elbasani, që tashmë ka katër pikë dhe ashtu siç ndodh çdo fund-sezoni, çuditërisht verdhbelutë shpëtojnë…., ndonëse “flenë gjumë” thuajse në tri fazat e para të sezonit!

Dihet që në fund të kampionatit, shpesh nuk ka garë por vetëm goleada apo dhe humbje e fitore befasuese të shumë ekipeve, e madje edhe me goleada, duke e damkozur edhe më keq garën. Por, ajo që të bën përshtypje është se skuadra vlonjate ka tri sfida finale tashmë.

Duke nisur që në ndeshjen e radhës në kampionat, ku Flamurtari synon që të rikthehet tek fitorja, pikërisht në sfidën ndaj Lushnjës në Vlorë, ndërsa më pas luan me Turbinën po në fushën e vet. Ndërkohë që në javën e fundit, vlonjatët udhëtojnë drejt Elbasanit. Por, synimi është që t’i mbyllin llogaritë.

Flamurtarit i duhet që të marrë dy fitore në këto ndeshje, në rast se Elbasani i fiton të gjitha ndeshjet. Me 14 pikë, kundrejt 13 pikë të verdhebluve, janë vlonjatët, ata që mbijetojnë. Gjithmomë, nëse FSHF nuk kujthet që t’u zbresë sërish ndonjë pikë për shkak të borxheve, edhe pse shumë ekipe, madje edhe në elitë duhet që të shpalleshin të falimentuara, por që kjo federatë i ka mbajtur në lojë, edhe pse madje nuk kanë pasur as llogari bankare...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat