Ja sa fiton trajneri në Kosovë

Futboll

Ja sa fiton trajneri në Kosovë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:20
Ja sa fiton trajneri në Kosovë

Në tetor të vitit të shkuar e prisnin si një ikonë të Kombëtares shqiptare, ndërsa sot, pak muaj më vonë kërkohet me ngulm dorëheqja e tij. Duro shihej si njeriu i duhur për të mbyllur sezonin me trofe, por nga ky objektiv dhe mbërritja në Kupat e Europës, Feronikeli e ka kaluar vëmendjen në sigurimin e mbijetesës në Superligë.

Trajneri 43-vjeçar nuk është përshtatur në mënyrën më të mirë në radhët e klubit nga Drenasi, ku disa herë e kanë ndjekur edhe skandale. Që nga pushimi nga puna i ndihmëstrajnerëve sipas kërkesës së tij, te përçarjet në grup e deri te rezultatet e dobëta. Arsye këto që kanë ngritur në këmbë tifozët, të cilët duan menjëherë dorëheqjen e tij. Madje edhe vetë anëtarë të klubit e kanë shprehur hapur një dëshirë të tillë.

Por Duro nuk ka ndërmend të bëjë mbrapa dhe refuzon largimin.

Ndërkohë në Kosovë zbulojnë kontratën luksoze prej së cilës ish-lojtari i Kombëtares nuk heq dorë. “Insporti“ raporton se paga neto që Klodian Duro përfiton në muaj shkon në 4 mijë euro, ndërsa klub i siguron atij një makinë luksoze dhe akomodimin në një nga hotelet më të mira në Prishtinë.

Në total e gjitha kjo shkon në 6 mijë euro shpenzime për Feronikelin, që në rast shkarkimi duhet të dëmshpërblejë trajnerin me 72 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat