Lothar Matthaus zbulon defektin e trajnerit të ri të Bayernit

Futboll

Lothar Matthaus zbulon defektin e trajnerit të ri të Bayernit

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:27
Julian Nagelsman

Julian Nagelsman do të kthehet këtë verë në trajnerin e ri të Bayern Mynih dhe njëkohësisht në trajnerin më të kushtueshëm të historisë së futbollit botëror. Bavarezët paguan 25 milionë euro për të marrë teknikun nga Lajpcigu, duke thyer çdo rekord që ishte vendosur më parë për transferime të tilla.

Megjithatë, pavarësisht entuziazmit për afrimin e një trajneri i cili ka thyer shumë rekorde sa i përket moshës së re me të cilën ka arritur të sigurojë rezultate të rëndësishme me Hofenhajm fillimisht e më pas me Lajpcig, ka edhe shumë mëdyshje nëse Nagelsman do të arrijë të shfaqet në nivelet e kërkuara nga Bajerni ku përveç rezultateve, kërkohen trofe.

Lothar Matthaus , ishte i pari që shfaqi shqetësimin e  tij. “Është një trajner shumë i ri, por shpesh duket i matur dhe gjenial.

E tregoi te Hofenhajm dhe sidomos te Lajpcig. Lejon një lojë të bukur futbolli, është jashtëzakonisht taktik dhe sigurisht që puna e Bajern Mynih i përshtatet. Por është fakt se ai nuk ka fituar ende asnjë trofe”, theksoi legjenda e futbollit gjerman.

Për të bindur skeptikët, Nagelsman ka një mundësi të artë. Këtë fundjavë, skuadra e tij luan gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Verder Bremen. Kalimi në finale dhe sigurimi i trofeut, do të bënte që ai të mos shkonte duarbosh te Bajern Mynih, por si një trajner fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat