Zidane e konfirmon

Futboll

Zidane e konfirmon

Më: 30 prill 2021 Në ora: 19:59
Zidane e konfirmon

Mbrëmjen e nesërme Real Madrid sfidon skuadrën e Osasuna dhe ka mundësinë të bëjë një hap më shumë në garën për titullin kampion. Para kësaj ndeshje në konferencë për mediet foli trajneri i Los Blancos, Zinedin Zidane, që preku edhe çështjen e Marcelos dhe dëmtimeve.

“Jemi totalisht në garë dhe do luftojmë deri në fund. Nesër kemi tre pikë në lojë dhe do bëjmë më të mirën për t’i marrë. Humbja e Barçës? Nuk shohim anash, kontrollojmë vetëm veten tonë. E duam këtë titull, kemi pasur shumë vështirësi dhe dëmtime, por do vazhdojmë deri në fund.

Marcelo (është zgjedhur komisioner në zgjedhje) do të përmbushë detyrimet e tij të martën në zgjedhje dhe të mërkurën do të jetë me ne në Londër për ndeshjen me Chelsean. Ramos është stërvitur me grupin, mund të luajë nesër. Është gati.

Humbja e Barcelonës nuk e lehtëson La Ligan, do jetë e vështirë deri në fund. Nuk lumturohem kur humbin rivalët, shohim vetëm veten tonë. Jemi mirë fizikisht, në mbrojtje po bëjmë mirë, thjsht duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të zgjuar kur kemi topin në këmbë.

Nuk mendojmë për Osasunan para ndeshjes me Chelsean. Nëse e bëjmë, do jetë e vështirë nesër. Ferland Mendy ende nuk është i gatshëm të na bashkohen, është në dyshim edhe me Chelsean, do të shohim deri në fund”, u shpreh Zinedin Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat