Tuchel konfirmon: Kovacic dhe Rudiger mungojnë ndaj Fulhamit

Futboll

Tuchel konfirmon: Kovacic dhe Rudiger mungojnë ndaj Fulhamit

Më: 30 prill 2021 Në ora: 23:49
Thomas Tuchel

Chelsea do të ndeshet me Fulhamin në kuadër të xhiros së 34-të të Premierligës.

Chelsea do të ketë përballë rivalin londinez Fulham në “Stamford Bridge”.

Por, menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka konfirmuar se “The Blues” do të jenë në këtë takim pa dyshen, Mateo Kovacic dhe Antonio Rudiger.

Kovacic nuk ishte i gatshëm as në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe sipas Tuchel, ai ka pasur një dhimbje në muskuj, gjë që ka pamundësuar paraqitjen e tij në fundjavë.

Ndërsa, Rudiger, u lëndua në ndeshjen ndaj Real Madridit dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj Fulhamit.

“Për fat të keq, Kovacic është ende i lënduar”, tha ai.

“Ai është stërvitur me ne por ende nuk është plotësisht i sigurt. Ai ndjeu diçka në fund të stërvitjes, kështu që nuk është në dispozicion”, shtoi ai.

“Para stërvitjes së sotme, menduam që Kova ka një shans të madh të na bashkohet së fundmi për Madridin, ndoshta edhe për Fulhamin, por tani ai është në dyshim. Nuk dua të jem shumë negativ. Le të shohim se si ndihet ai nesër”, tha Tuchel.

“Të gjithë lojtarët e tjerë janë në dispozicion përveç Toni Rudiger i cili u dëmtua në minutën e fundit të ndeshjes në Madrid. Unë jam mjaft pozitiv për Tonin që të jetë i gatshëm ndaj Realit”, përfundoi Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat