Strakosha në udhëkryq

Futboll

Strakosha në udhëkryq

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:03
Strakosha në udhëkryq

Një foto dhe një mbishkrim i shkurtër thyen heshtjen. Thomas Strakosha e thotë fjalën e tij për momentin që po kalon te Lazio përmes Instagram-it. “Humori aktual”, – janë fjalët që shoqërojnë një imazh me një shprehje të mërzitur në fytyrë.

Portieri shqiptar po jeton një periudhë të veçantë. Sezoni i tij deri më tani ka qenë në hije. Dëmtimet, Covid-19, humbja e vendit të titullarit karshi Pepe Reina. Spanjolli tani është bërë i zgjedhuri i Inzaghi.

Portieri, për momentin nuk është pjesë e planeve taktike të Lazio. Në total vetëm gjashtë paraqitje në kampionat, një në Champions League dhe një në Kupën e Italisë. Fare pak për dikë që ishte bërë pikë referimi në ekip. Igli Tare gjithmonë është përqendruar shumë tek ai, e ndihmoi të rritet, e përkëdheli.

Situata tani duket se ka ndryshuar: kontrata i skadon më 2022, aktualisht nuk ka takim për rinovim. Një situatë që mund të çojë në shitje gjatë verës. Me siguri që Thomas nuk është i lumtur, postimi në Instagram i thotë të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat