Zidane: Vështirë të jesh trajner i Realit

Futboll

Zidane: Vështirë të jesh trajner i Realit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:28
Zidane: Vështirë të jesh trajner i Realit

Zinedine Zidane e pranon se të jesh trajner i Realit të Madridit është diçka shumë e vështirë.

Francezi thotë se ka shumë kritika dhe komente rreth vendimeve që merr. Përpara ndeshjes me Osasunën, Zizu ka besim që skuadra e tij do të luftojë deri në fund për ta fituar titullin kampion dhe për të shkuar në Champions.

Osasuna– “Jemi duke luftuar dhe mendoj se duhet të përqendrohemi tek e përditshmja. Ndeshjet përgatiten ditë pas dite. Është fundi i sezonit, prandaj ndeshja më e rëndësishme është ajo me Osasunën. Do të bëjmë gjithçka për të fituar”.

Barcelona – “Humbja e Barçës nuk ndryshon asgjë. Ne nuk mund t’i kontrollojmë gjërat jashtë nesh. Do të luajmë me skuadrën më të mirë për të fituar. Kemi bërë shumë zëvendësime, kemi pasur dhe dëmtime, por e rëndësishme është që duam të rivalizojmë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat