Hoxha gëzon Dajën

Futboll

Hoxha gëzon Dajën

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:48
Hoxha gëzon Dajën

Ilir Daja ka marrë një lajm të mirë teksa Alban Hoxha do të rikthehet tek skuadra e kuqe pas dëmtimit. Portieri dhe njëherësh kapiteni i Partizanit, mungoi në dy ndeshjet e fundit të të kuqve, ndaj Kukësit dhe Laçit.

Alban Hoxha mori një dëmtim në stërvitje ku ndjeu dhimbje në shpinë, përpara ndeshjes me Kukësin.

Hoxha ishte pjesë e grupit të skuadrës në Elbasan Arena, në ndeshjen kundër me Apoloninë, e cila do të luhet të dielën.

Portieri është stërvitur në kujdes të plotë, në mënyrë që të mos përsëritet dëmtimi, i cili ka ndodhur dhe më përpara tek ky lojtar.
Kapiteni i “demave” pësoi të njëjtin dëmtim dhe dy vite më parë kur pas 28 ndeshjesh radhazi të luajtura në Superiore, u detyrua të qëndrojë jashtë në dy takimet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat