Mourinho thyen heshtjen pas shkarkimit

Futboll

Mourinho thyen heshtjen pas shkarkimit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:34
Mourinho thyen heshtjen pas shkarkimit

Dy javë më parë u shkarkua nga Tottenham dhe José Mourinho është përsëri në qendër të vëmendjes.

Trajneri portugez do të jetë analisti i mediave të ndryshme në Angli. Sot ka dhënë një intervistë të gjerë dhe ekskluzive për “The Times”, ku analizon vitet e tij të fundit dhe rolin në stol: “Njerëzit besojnë se nuk jam i përulur, se shes shumë mend.

Unë jam trajneri i lajmeve më të shkruara në botë. Gazetarët më shikojnë me sy të ndryshëm nga të tjerët”.

“Nëse një ditë do të më duhej të shkoja në Itali për të stërvitur një rival të Interit, nuk do të mendoja dy herë. Unë kam këtë mënyrë profesionale për t’i parë gjërat dhe ndihem mirë”, tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat