Tronditet Borusia e Dortmundit

Futboll

Tronditet Borusia e Dortmundit

Më: 1 maj 2021 Në ora: 14:18
Tronditet Borusia e Dortmundit

Mino Rajola kërkon me çdo kusht që ta transferojë Elring Halandin në një skuadër të madhe. Për këtë arsye ai ka kërcënuar klubin e Borusias së Dortmundit me një transferim të norvegjezit te rivalët historikë të Bajernit.

Që menaxheri italiani trazon ujëra të rëndësishme, ky nuk është një sekret. A do të kemi një rast të ngjashëm me atë të Levandovskit?. “Sport 1” shkruan se gjithçka mund të ndodhë edhe pse klubi i Borusias ka ndaluar me një rregullore të brendshme çdo lojtar që ikën nga Dortmundi në Mynih. Haland kërkohet nga klube të mëdha si Mançester Siti, Real Madrid dhe Barcelona.

Rajola ka hapur prekur kohësh një ankand për norvegjezin, të cilin shpreson ta shesë për një shumë rekord te skuadrat e interesuara.

Por, klubi verdhezi ka deklaruar se Haland nuk ka shans që të lëvizë nga Borusia në fund të sezonit, duke i kujtuar lojtarit se ka një kontratë deri në 2024-ën me Dortmundin. Edhe pse një transferim i sulmuesit do të sillte shuma të mëdha parash në arkat e klubit gjerman, i cili po lufton për një vend në Champions në sezonin e ardhshëm.

Vështirë se Haland do të qëndronte, nëse skuadra gjermane nuk do të kualifikohej dhe këtë e ka pranuar vetë Rajola. “Erling është një lojtar i cili duhet të luajë në skuadra që luftojnë për tituj dhe jo për një vend në Champions. Ai meriton më shumë se kaq”, është shprehur italiani gjatë një interviste për mediat gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat