Ish futbollisti i Prishtinës shënon het-trik për Renovën! Shkupi zhgënjen në derbi

Futboll

Ish futbollisti i Prishtinës shënon het-trik për Renovën! Shkupi zhgënjen në derbi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 15:01
Ish futbollisti i Prishtinës shënon het-trik për Renovën! Shkupi zhgënjen në derbi

Renova nga Xheçishti i Tetovës ka fituar tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. 
Skuadra shqiptare e mposhti me rezultat 3:1 Bellasicën nga Strumica, në takimin e javës së 31-të.

Ish futbollisti i Prishtinës, Allen Jasharoski shënoi het-trik  (9', 45' e 82' - nga penalltia) për Renovën dhe Kalpacki (53') për Bellasicën. 

Renova zë vendin e nëntë me 35 pikë dhe Bellasica është në fund me 17 sosh. 

Skuadra shqiptare Shkupi si vendas zhgënjen në derbi, ndahet baras (0:0) me Makedonija GP. 

Shkupi është në vend të dytë me 57 pikë dhe Makedonija GP gjendet një pozitë më poshtë me pesë pikë me pak.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut 
Pelisteri - A. Pandev 3:1
Renova-Bellasica 3:1
Shkëndija - Struga TL 0:2
Shkupi - Makedonija GP 0:0
Sileksi - Boreci 1:1
Vardari - Rabotniçki 1:3

1. Shkendija    31    21    8    2    64:22    71
2. Shkupi    31    16    9    6    40:23    57
3. Makedonija GP    31    15    7    9    48:39    52
4. Struga Trim & Lum    31    13    12    6    37:24    51
5. Rabotniçki    31    10    14    7    41:37    44
6. Pelisteri    31    11    8    12    32:38    41
7. Boreci     31    10    7    14    29:33    37
8. Sileksi    31    10    6    15    48:41    36
9. Renova    31    8    11    12    35:43    35
10. Akademija Pandev    31    10    5    16    27:35    35
11. Vardari    31    7    10    14    32:57    31
12. Bellasica    31    4    5    22    23:64    17
Në javën e ardhshme do të takohen: Bellasica - Akademia Pandev, Boreci - Renova, Makedonija GP - Shkëndija, Rabotniçki - Sileksi, Shkupi - Pelisteri dhe Struga Trim & Lum - Vardari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat