Futbollisti: Mos më quani Messi

Futboll

Futbollisti: Mos më quani Messi

Më: 1 maj 2021 Në ora: 15:32
Futbollisti: Mos më quani Messi

Sulmuesi i Genoa-s, Eldor Shomurodov, ka qenë një nga zbulimet në gjysmën e parë të Serisë A, duke marrë faqet e para të gazetave edhe për sa i takon merkatos.

Në një intervistë të dhënë për Tuttosport, sulmuesi uzbek ka folur edhe për zërat e merkatos dhe dëshirat për të ardhmen.

Në lidhje me interesimin e Juventus:

“E ardhmja me ngjyrat bardhezi? Thuhen shumë gjëra, por dëshira ime më e madhe tani është ajo që të shënoj një gol në Botëror për Uzbekistanin tim dhe të jap gjithçka për t’u rritur akoma me Genoa-n”, ka thënë 25-vjeçari.

“Cristiano Ronaldo? Mendoj se është më i forti nga të gjithë, por kur kemi luajtur kundër Juventus-it, fanellën e tij e donin të gjithë dhe unë ia nkam kërkuar Morata-s”, ka pranuar sulmuesi.

“Unë, Messi uzbek? Nuk më pëlqen ky pseudonim. Ma kanë dhënë në Uzbakistan, por mjafton të na shohësh kur luajmë për të kuptuar se nuk kemi asgjë të përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat