Kampioni demolon Feronikelin  

Futboll

Kampioni demolon Feronikelin  

Nga: K.G. Më: 1 maj 2021 Në ora: 16:55
Kampioni demolon Feronikelin  

Kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, me lojë dhe rezultat 3:1 demolon Feronikelin nga Drenasi, në takimin e javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Drita shënoi tri herë dhe humbën një penallti.

Drita merr përkohësisht kreun e tabelës me 68 pikë, duke lënë pas Ballkanin me 67 dhe Prishtinën me 66 pikë, këto të fundit kanë nga një ndeshje me pak.

Golat i shënuan për Dritën Alidema (17’-nga penalltia, Astrit Fazliu (49’)  e Xhevdet Shabani (73’) dhe për Feronikelin Simonovski (83’).

Në minutën  e 26-të, Festim Alidema i pafat, godet tërthorësen nga penalltia.

Feronikeli është në rrezik të madh, e cila renditet në vend të shtatë me 35 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat