Malisheva lider i ri në grupin A! Humbje e rëndë për Dukagjinin, Flamurtari fiton në Ferizaj

Futboll

Malisheva lider i ri në grupin A! Humbje e rëndë për Dukagjinin, Flamurtari fiton në Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:47
Malisheva lider i ri në grupin A!

Malisheva është lideri i ri në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A në futboll. Falë humbjes së Dukagjinit të Klinës në Vushtrri me rezultat 3:1, Malisheva përfton dhe merr kreun e tabelës me 54 pikë pas 25 jave. Dukagjini është në vend të dytë me 52 sosh.

“Drenasi - Malisheva 0:2, autor i golave Albion Rrahmani (42', 49').

Një tjetër takim me nota pozitive për djemtë tanë të cilët kanë treguar rritje në nivelin e lojës nga ndeshja në ndeshje dhe arrin aty te kryesimi. 

Edhe dy finale kanë mbetur deri në fund”, shkruan në faqen e Malishevës.

Flamurtari fiton në Ferizaj me rezultat 4:2, ndërsa Ulpiana barazon në Pozhoran 1:1 me Vllazninë. Ulpiana kryeson me 47 pikë dhe Flamurtari është i dyti me 46 sosh.       

Rezultatet, grupi A
A@N - Liria      2:1
Onix - Istogu   0:2
Vushtrria - Dukagjini  3:1
Drenasi - Malisheva   0:2
Trepça - Vëllaznimi   2:1

Grupi B
2 Korriku - Dardana 7:0
Ferizaj - Flamurtari     2:4
KEK-u - Vitia            6:0

Vllaznia - Ulpiana    1:1
Kika – R. Sadiku      2:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat