Krasniqi: Djemtë kanë vetëbesim më të madh tash

Futboll

Krasniqi: Djemtë kanë vetëbesim më të madh tash

Më: 1 maj 2021 Në ora: 20:07
Krasniqi: Djemtë kanë vetëbesim më të madh tash

Besa ka vazhduar me surprizat, derisa e ka ndalur edhe Trepçën ’89 në udhëtim, duke luajtur me shifra të barabarta 1-1.

Skuadra pejane madje ishin në avantazh me golin e shënuar nga Diellor Beseni, por që tre pikët ia mohoi Arbnor Muja, i cili i barzoi shifrat në 1:1.

Kryetarajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, në një prononcim për “Sheshin” ka deklaruar se dalë ngadalë po vijnë deri tek loja e kërkuar nga ai.

“Ekipi po rritet nga loja në lojë dhe po prodhon futboll. Ne po vijmë deri të rastet të cilat duhet të jemi me të qetë për të shënuar, djemtë janë të disiplinuar shumë dhe e kemi ditur që me punë do të vijm deri të loja e kërkuar. Mirëpo na duhet ende punë për të arritur deri të mentaliteti i fitusit të cilin jemi duke e krijuar”, deklaroj fillimisht Krasniqi, duke vazhduar:

Në çdo deklaratë kam thënë që do të luajmë pastër, deri në sekondin e fundit të lojes së fundit” 

“Djemtë kanë vetëbesim më të madhe tash, ekipa është në ngritje e sipër, mirëpo kemi mbetur larg me pika dhe nuk e di sa do të ishte e mundur”, përfundoi Krasniqi.

Besa me këtë barazim tani ka grumbulluar 12 pikë, ndërsa Trepça ’89 është ngritur në pozitën e gjashtë me 36 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat