Berisha nuk ndalet, sërish shënon dhe me Salzburgun fitojnë kupën e Austrisë

Futboll

Berisha nuk ndalet, sërish shënon dhe me Salzburgun fitojnë kupën e Austrisë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 22:21
Berisha nuk ndalet, sërish shënon dhe me Salzburgun fitojnë kupën e Austrisë

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, nuk ndalet duke shënuar, kësaj radhe në finalen e Kupës së Austrisë. 

Ai me Salzburgun shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj LASK, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Worthersee" në Klagenfurt. 

Berisha shënoi në minutën e 45-të, ndërsa Aaaronson në atë të 66-tën dhe Mwepu te 88-tën. 

Në minutën e 69-të, Daka i Salzburgut dështon nga penalltia.

Berisha u paraqit titullar dhe tregoi lojë shumë të mirë, duke iu gëzuar trofeut të parë për edicionin 2020-2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat