Nuk i pritet Interit, festa e titullit ka filluar sonte

Futboll

Nuk i pritet Interit, festa e titullit ka filluar sonte

Më: 2 maj 2021 Në ora: 00:38
Inter

Interi tashmë e ka filluar festën e Scudetto-s pas fitores në “Stadio Scida” me rezultat 2-0 ndaj Crotonesm, madje edhe Antonio Conte ishte pjesë e saj.

“Neroazzurrët” tani kanë nevojë për vetëm një pikë më shumë për të siguruar titullin, megjithëse mund të ndodh edhe nesër nëse Atalanta nuk arrin të mposhtë Sassuolos.

Conte u ka dhënë lojtarëve ditë pushimi të dielën, kështu që skuadra zikaltër nuk do të mblidhet së bashku për ta ndjekur atë ndeshje nesër, përcjell KosovaPress.

Në vend të kësaj, ata festuan këtë mbrëmje me brohoritjen që zakonisht këndohet nga tifozët: "Vazhdojmë, vazhdojmë, liderët vazhdojnë ..."

Edhe Conte hyri në grup me vallëzimin.

Ky pritet të jetë titulli i 19-të i Interit ne Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat