Dortmundi konfirmon se Sancho ka një ‘marrëveshje zotërinjsh’ për t’u larguar, por jo edhe Haaland

Futboll

Dortmundi konfirmon se Sancho ka një ‘marrëveshje zotërinjsh’ për t’u larguar, por jo edhe Haaland

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:01
Sancho dhe Haaland

Drejtori sportiv Micheal Zorc ka konfirmuar se Jadon Sancho ka një marrëveshje zotërinjsh me Borussia Dortmundin që do ta lejonte atë të siguronte një largim nga klubi nën disa kritere të caktuara, por e njëjta nuk vlen për Erling Haaland.

Dyshja sulmuese, e konsideruar gjerësisht midis talenteve më të mirë të rinj në botë, janë lidhur me një largim pas një sezoni zhgënjyes që e sheh Dortmundin të rrezikojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Haaland tashmë është në kërkim nga një mori klubesh në të gjithë Evropën dhe kjo është konfirmuar nga agjenti i tij Mino Raiola dhe babai Alf-Inge.

Por, Zorc ka konfirmuar se ylli norvegjez nuk do të ishte në gjendje të largohej aq lehtë sa shoku i tij i ekipit, Sancho, i cili ka një ‘marrëveshje zotërinjsh’ me klubin për çdo largim të mundshëm.

“Ne tashmë kemi pasur një marrëveshje zotërinjsh me Jadon Sancho vitin e kaluar që ai mund të largohet në kushte të caktuara”, ka thënë fillimisht  Zorc për ARD.

“Ai ka qenë me ne për disa vjet. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ekziston me Erling Haaland”.

58-vjeçari konfirmoi më tej se kjo marrëveshje u aktivizua pothuajse verën e kaluar gjatë ndjekjes së Manchester Unitedit për Sancho.

“Në fund të fundit, kërkesat nuk u plotësuan”, përfundoi drejtori sportiv i Dortmundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat