Mourinho befason me deklaratën për Interin

Futboll

Mourinho befason me deklaratën për Interin

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:31
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka befasuar me deklaratën e tij të fundit.

Ish-trajneri i Real Madrid, Chelsea, Inter dhe Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai nuk do të mendonte dy herë për të drejtuar një rival të Interit në Itali.

Në fakt, Mourinho njihet për kohën e tij tek Interi dhe për afërsinë me klubin, ku më pas kishte deklaruar se nuk do të drejtonte asnjëherë një skuadër tjetër italiane.

Por, si duket kjo gjë ka ndryshuar, ndoshta me perceptimin e Mourinhos me kalimin e viteve.

Për Mourinhon, nuk do të ishte asnjë problem të drejtonte Juvetnusin ose Milanin pavarësisht lidhjes me tifozët e Interit.

“Nëse Real Madridi luan kundër Chelseat, sikur në gjysmëfinale të këtij viti, unë do të bëj tifo për atë skuadër të kam më shumë miq dhe normalisht marrëdhënjet më të mira me presidnetin”, tha ai.

Ai u përgjigj edhe nëse do të mund të ndeshej kundër Interit.

“Kam fituar të gjitha me Interin, kam një marrëdhënie speciale me ta”, shtoi ai.

“Nëse një dit do të më jepej mundësia të shkoj në Itali e të drejtoj një rival të tyre, nuk do të mendohesha dy herë”, tha Mourinho.

“Kam një mënyrë profesionale të perspektivës së gjërave dhe ndihem mirë me veten time”, përfundoi Jose Mourinho për një intevistë në New York Times.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat