A ftohet Muriqi?

Futboll

A ftohet Muriqi?

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:04
Lazio me mungesa të mëdha! A ftohet Muriqi?

Lazio sot në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A do ta zhvillojë takimin ndaj Genoas.Tashmë është publikuar lista e lojtarëve të ftuar dhe Lazio do të ketë disa mungesa të mëdha në skuadër.

Fjala bëhet për futbollsitët, Luiz Felipe, Acerbi, Gonzalo Escalante dhe Caicedo që nuk do të jenë të gatshëm për këtë takim.

Lajm i mirë është se Vedat Muriqi dhe Thomas Strakosha janë të gatshëm për këtë duel, edhe pse nuk dihet nëse do të startojnë nga fillimi.

Image

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Simone Inzaghi për duelin ndaj Genoas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat