Tirana do të synojë të afrohet më shumë me kreun

Futboll

Tirana do të synojë të afrohet më shumë me kreun

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:11
Tirana do të synojë të afrohet më shumë me kreun

Java e 31-të e Kategorisë Superiore nis këtë të dielë me dy duele shumë interesante.

Në Ballsh dhe Kamëz do të luhen dy sfida shumë të rëndësishme për objektivat e 4 skuadrave që do të zbresin në fushë.

Tirana do të synojë të afrohet më shumë me kreun në Adush Muça aty ku do të tentojë me të gjitha mënyrat maksimumin e pikëve ndaj Bylisit që ka nevojë urgjente për pikë sidomos pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut. Tirana ka fituar vetëm 2 nga 5 transfertat e fundit në Mallakastër mes kampionatit dhe Kupës dhe për këtë arsye bardheblutë e Shehit nuk do ta kenë aspak të thjeshtë në Adush Muça përballë skuadrës së Dovedan.

Një përballje direkte për mbijetesën është ajo që do të zhvillohet në Kamëz mes Kastriotit në krizë rezultatesh dhe Skënderbeut që tashmë shpreson më shumë se kurrë te mbijetesa. Në 3 takimet e luajtura mes tyre në këtë sezon, Kastrioti ka një bilanc shumë më pozitiv pasi ka fituar 2 dhe ka barazuar 1, por tashmë situata është ndryshe dhe sot në orën 16:00 parashikohet një duel shumë i nxehtë. Në orën 16:00 do të luhet dhe takimi tjetër mes Bylis dhe Tiranës që gjithashtu do të transmetohet live në Supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat