Forca e Realit

Futboll

Forca e Realit

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:19
Forca e Realit

Cristiano Ronaldo është në historinë e Realit të Madridit për golat e shënuar, por Karim Benzema ka pasur influencë më të madhe sesa portugezi.

Në këtë sezon, ai ka arritur të shënojë 38.4% të golave në skuadrën madrilene, pra 28 nga 73 në total. As Kristiano Ronaldo nuk arriti kurrë të kishte këtë përqindje, pavarësisht golave të shumtë.

Më shumë është afruar në sezonin 2014-2015, kur ishte trajner Karlo Ançeloti. Portugezi arriti të shënonte 37.6% të golave të Realit.

Benzema është më vendimtar në skuadrën madrilene dhe për këtë arsye skuadra e Realit po lufton si në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat