Shumë skuadra evropiane të alarmuara për Agueron, edhe Interi në mesin e tyre

Futboll

Shumë skuadra evropiane të alarmuara për Agueron, edhe Interi në mesin e tyre

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:31
Kun Aguero

Kun Aguero është bërë objektiv për sulmin e shumë skuadrave nga Evropa.

Kun Aguero është bërë objektivi i shumë skuadrave evropiane.

Megjithëse Barcelona duket se është në pole position për të marrë argjentinasin, sipas “Tuttomercatoweb”, tani edhe Interi është i interesuar për shërbimet e tij.

Kontrata e Agueros do të skadojë në verë dhe kjo do të thotë që do të mund të transferohej me parametra zero.

Por, “Nerazzurrët” do të duhej të mposhtnin konkurrencën e Leeds, Chelsea, Barcelonës dhe së fundmi, Evertonit.

Aguero nuk ka dhënë sinjale se do të rinovojë kontratën dhe me gjasë gjatë verës do të gjejë një klub tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat