Mourinho mesazh Juves: Interi i veçantë, por dua të drejtoj rivalët e tyre

Futboll

Mourinho mesazh Juves: Interi i veçantë, por dua të drejtoj rivalët e tyre

Më: 2 maj 2021 Në ora: 13:50
Jose Mourinho

Jose Mourinho prej javësh tashmë është i papunë, pas shkarkimit nga londinezët e Tottenham. Gjithsesi portugezi vazhdon të jetë aktiv në arenën e madhe të futbollit përmes deklaratave të tij, që gjithmonë krijojnë bujë dhe përbëjnë lajm.

Special One është pyetur për lidhjen e tij të ngushtë me Interin dhe ai e pohon dashurinë mes tyre, por nuk heziton të pranojë se nëse do i bënin ofertë rivalët e zikaltërve, ai do i pranonte direkt. Mund të quhet edhe një shkelje syri ndaj Juventusit, që në fund të sezonit pritet të shkarkojë Andrea Pirlon.

“Me Interin fitova gjithçka, ekziston një dashuri e veçantë mes meje dhe atij klubi. Por nëse një ditë do të më duhej të shkoja në Itali dhe të stërvisja një skuadër rivale të tyre, nuk do e mendoja dy herë. Kam mënyrën time profesionale të të parit të gjërave dhe ndihem mirë me veten time”, tregoi portugezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat