Solskjaer: Shpresoj që protesta të jetë paqësore

Futboll

Solskjaer: Shpresoj që protesta të jetë paqësore

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:53
Solskjaer: Shpresoj që protesta të jetë paqësore

Ole Gunar Solskjaer thotë se tifozët e Mançester Junajtidit kanë të drejtë për të protestuar pas planit të dështuar të Super Ligës, por këmbëngul se lojtarët e tij do të qëndrojnë të përqendruar përpara përballjes më të rëndësishme të kësaj jave, kundër rivalëve të Liverpulit.

Tifozët kanë parashikuar një protestë përpara ndeshjes së sotme në “Old Trafford” ndaj pronarëve të klubit, familjes Glejzër, të cilët firmosën shkëputjen nga Champions-i bashkë me 11 klube të tjera. “Është e rëndësishme që pikëpamjet e tifozëve të dëgjohen dhe që të komunikojmë më mirë.

Detyra ime është të përqendrohemi te futbolli dhe që të kemi skuadrën më të mirë të mundshme.

Unë jam shumë i lumtur që klubet vendosën që të mos shkëputeshin në fund. Kur ka protesta, e rëndësishme është që ato të jenë paqësore. Skuadra është e përqendruar dhe e tregoi këtë edhe në ndeshjen me Romën”, tha trajneri i “Djajve të kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat