Benzema e Kane, ja çfarë thotë Mourinho

Futboll

Benzema e Kane, ja çfarë thotë Mourinho

Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:30
Benzema e Kane, ja çfarë thotë Mourinho

Jose Mourinho ka krahasuar Harry Kane-n me Karim Benzema-n, për mënyrën se si ata luajnë në sulm.

Trajneri portugez ka punuar me të dy lojtarët dhe së fundmi ka trajnuar Kane-n te Tottenham-i për 18 muaj.

“Mënyra se si Harry Kane po luan tani, duke bërë lëvizjet që bën, kur ishte hera e fundit që pata një sulmues duke bërë këtë? Benzema”, tha Mourinho për Times.

Mourinho gjithashtu foli për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve midis ish-klubeve të tij, Chelsa-t dhe Real Madrid-it.

“Do të përpiqesha të shkoja në drejtim të miqëve të mi. Ku ka më shumë njerëz nga koha ime? I njëjti president? I njëjti pronar? Lojtarët që ishin lojtarët e mi? Unë jam mirënjohës për të gjithë ata”, tha portugezi, transmeton AP.

“Kur largohem nga një klub, unë them vetëm gjëra të mira për klubin. Unë nuk jam nga ai lloji i personit që do të lajë rrobat e ndotura, jo. Unë gjithmonë shikoj me pozitivitet”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat