Interi kampion i ri i Italisë

Futboll

Interi kampion i ri i Italisë

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:14
Interi kampion i ri i Italisë

Interi shpallet kampion i Serisë A pas plot 11 vitesh. Zikaltërit kanë arritur të festojnë trofeun e 19-të në kampionat nga… divani! Barazimi i Atalantës në transfertë ndaj Sasuolos (1-1), i ka siguruar matematikisht triumfin, skuadrës së Antonio Kontes, e cila arriti të fitonte ditën e djeshme ndaj Krotones me rezultatin 0-2.

Për sa i përket përballjes Sasuolo-Atalanta, ndeshja nuk shkoi mirë që në fillim për zikaltrit e Gasperinit, pasi portieri Golini u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli. Dhe pse me 10 lojtarë Atalanta e gjeti e para golin me mbrotjësin e krahut, Robin Gosens në minutën e 32-të të takimit.

Në pjesën e dytë ritmi i lojës ra pasi u ndje lodhja, teksa Berardi barazoi shifrat me penallti në minutën e 52-të.

Në minutën e 75-të u barazua numri i kartonëve të kuq, teksa kësaj radhe ishte Marlon i cili u ndëshkua nga gjyqtari pas një ndërhyrje në mesfushë.

Vlen për t’u përmendur dhe penalltia e humbur nga Luis Muriel në minutën e 76-të të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat