Salah: Askush nuk më flet

Futboll

Salah: Askush nuk më flet

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:36
Salah: Askush nuk më flet

Mohamed Salah nuk ka përjetuar sezonin e tij më të mirë në karrierë, megjithatë egjiptiani ka shumë kërkesa pasi cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe nuk vihen në diskutim.

Kështu, me kontratën që i skadon në verën e vitit 2023 dhe me faktin se te Liverpul nuk ka negociata për rinovim, kanë nisur edhe interesimet e para nga klubet e tjera.

Ndërkohë, Salah së fundmi është treguar i sinqertë kur thekson se te klubi askush nuk i ka folur për rinovimin, edhe pse atij do t’i pëlqente të qëndronte dhe të fitonte sërish Premier League dhe Champions League me të kuqtë.

“Askush nuk më ka folur për rinovimin, kështu që për këtë temë nuk është se mund të them shumë. E kam thënë edhe më parë që do të më pëlqente të fitoja sërish titullin e Premier League dhe Champions League me Liverpulin. Puna jonë është e lidhur me trofetë, të fitosh është diçka e madhe dhe unë po e provoj”, u shpreh Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat