Tifozët në fushë, shtyhet ndeshja Manchester Utd – Liverpool

Futboll

Tifozët në fushë, shtyhet ndeshja Manchester Utd – Liverpool

Më: 2 maj 2021 Në ora: 17:38
Tifozët në fushë, shtyhet ndeshja Manchester Utd – Liverpool

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit është shtyrë, për shkak se rreth 200 tifozë u futën dhunshëm në stadiumin Old Trafford, për të protestuar kundër familjes Glazer, e cila e ka në pronësi klubin.

Ndeshja duhej të fillonte në orën 17:30, por është shtyrë për çështje sigurie.

Tifozët e Unitedit u futën në fushë për të protestuar dhe, pasi u larguan, disa prej tyre u rikthyen.

Tifozët u mblodhën edhe pranë hotelit të ekipit në Mançester, ku ekipi i Unitedit po qëndronte para ndeshjes së sotme.

Shumë tifozët të Unitedit ndihen ende të inatosur dhe të mllefosur me rolin e klubit si njëri prej themeluesve të projektit të propozuar për një Superligë Evropiane.

Nëse Unitedi e humb ndeshjen e sotme kundër Liverpoolit, atëherë rivali Manchester City do të shpallet kampion i Anglisë edhe zyrtarisht, katër ndeshje para përfundimit të sezonit.

Pronari i Unitedit, Joel Glazer, i cili ishte emëruar zëvendëspresident i Superligës kur u njoftua krijimi i kësaj lige tashmë të dështuar, kërkoi falje në një letër të hapur drejtuar të gjithë tifozëve të klubit.

Unitedi ishte në mesin e nëntë klubeve që u tërhoqën nga Superliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat