​Superliga e Shqipërisë: Tirana barazon, Skënderbeu mposht Kastriotin

Futboll

​Superliga e Shqipërisë: Tirana barazon, Skënderbeu mposht Kastriotin

Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros 31 të Superligës së Shqipërisë, ku Tirana ka barazuar pa gola me skuadrën e Bylisit, ndërsa Skënderbeu ka mposhtur Kastriotin me rezultat 2:0.

Pas 90’ minutave lojë, Bylis arriti të arkëtojë një pikë të rëndësishme në barazimin 0:0 kundër Tiranës, kurse në ndeshjen tjetër, Kastrioti ka pësuar humbje si vendas kundër Skënderbeut me rezultat 2:0, përcjell KosovaPress.

Pas 31 xhirosh, Tirana zë vendin e katërt me 50 pikë, tri më pak se vendi i tretë Vllaznia, ndërsa tabela kryesohet nga skuadra e Teutës me 55 pikë, një më pak se vendi i dytë Partizani.

Në anën tjetër, Kastrioti gjendet në pozitën e shtatë me 31 pikë, një më shumë se Bylis në zonën e rrezikut, në vendin e tetë, së bashku me Skënderbeun e Apolonia Fierin që gjenden në pozitat e fundit të tabelës, respektivisht në të nëntën dhe në pozitën e dhjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat