Ronaldo hero i ndeshjes, Juventusi fiton në frymën e fundit

Futboll

Ronaldo hero i ndeshjes, Juventusi fiton në frymën e fundit

Nga: K.G. Më: 2 maj 2021 Në ora: 19:55
Ronaldo hero i ndeshjes, Juventusi fiton në frymën e fundit

Juventusi mezi fiton dhe në frymën e fundit, me rezultat 2:1 kundër Udineses vendase. 

Cristiano Ronaldo është hero i ndeshjes, me dy golat që shënoi në dhjetë minutat e fundit. 

Për Udinesen shënoi futbollisti Molina në minutën e 10-të dhe për Juven Ronaldo në atë të 83-tën dhe të 89-tën. 

Pas javës së 34-të në Serie A, Juve zë vendin e tretë me 69 pikë dhe Udinese renditet në pozitën 11-të me 39 sosh.

Pikë të mëdha për Juven dhe trajnerin Pirlo, që po kalon në një situatë të palakmueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat